English

“Zarfi i bardhë”, arrestohet kryekomunari i Kalasë së Dodës, falsifikoi dokumentet

Tiranë, 20 gusht, NOA – Falsifikimi i dokumentacionit dhe abuzimi me detyrën ka çuar në pranga kryetarin e komunës së Kalasë së Dodës në Dibër, Bajram Himallari.

Arrestimi i Himallarit është bërë në kuadër të operacionit ‘Zarfi i Bardhë” , i cili është shtrirë në Dibër dhe në Tiranë dhe është organizuar nga Seksioni i Luftës Kundër Korrupsionit në Policinë e Tiranës. Pas disa muajsh hetimesh agjentët e policisë kanë bërë të mundur faktimin e abuzimeve dhe ndalimin e kryekomunarit.

Arestimi është bërë pasi këta Himallari me disa persona të tjerë kanë falsifikuar dokumentet e një këshilltari të komunës Kala e Dodës, duke i ndryshuar vendbanimin nga kjo komunë në Tiranë, me qëllim që ky i fundit të mos ushtronte aktivitetin e tij si zyrtar i kësaj komune.

Burime nga policia bëjnë të ditur se bashkë janë në ndjekje penale në gjendje të lirë dhe tre persona të tjerë, për të njëjtën vepër penale, në Kala të Dodës dhe në njësi vendore të ndryshme.

Adil Hoxha këshilltar i komunës Kala e Dodës dhe Mevlan Ahmati përgjegjës për gjendjen civile në Kalanë e Dodës.

“Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, duke qenë me detyra të specifikuara, kanë falsifikuar dokumentacionin në emër të shtetasit Aldi Esat Hoxha, banues në fshatin Radomir, Komuna Kala e Dodës, Dibër, i zgjedhur Anëtar i Këshillit të Komunës Kala e Dodës, Dibër, duke e regjistruar si banorë të Bashkisë Kamëz, me qëllim që ky i fundit të mos ushtroj detyrën e Antarit të Këshillit të Komunës si dhe të mos merrte pjesë në vendim marrjen e këtij këshilli”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Mes tyre është dhe një specialist i pushtetit vendor në Bashkinë e Kamzës, me inicialet, A.H.

a.k/NOA (Vijon...)

KOMENTE