English

Afganistan, talibanët vrasin 30 vetë

Kabul, 21 gusht, NOA - Zyrtarët të Pentagonit dhe të autoriteteve vendore deklaruan se luftëtarët talibanë kanë vrarë afro 30 afganë, që punonin për një kompani rrugore, në pjesën jugore të Afganistanit.

Nuk kishte detaje të menjëhershme për këtë sulm, i cili ndodhi mbrëmë vonë, në qarkun Sandin, të provincës Hgelmand, nga i cili janë vrarë punëtorët dhe rojet e sigurisë.

Një zëdhënës i guvernatorit të Helmandit, tha se janë gjetur 12 trupa të pajetë, ndërsa disa të lënduar janë dërguar në spital në qytetin Lashkar Gah, për mjekim.

Njëherësh, NATO-ja ka njoftuar se tre pjesëtarë të saj janë vrarë nga dy sulme me bomba në pjesën jugore të Afganistanit, dje dhe sot.

NOA/RFE

KOMENTE