English

Gjendet i vetëvarur te Kodrat e Liqenit 35 vjeçari

Tiranë, 21 gusht, NOA - Kalimtarët dhe qytetarët që zgjedhin Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës për të ushtruar aktivitete sportive kanë qenë sot dëshmitarë të gjetjes së një personi të vetëvarur në një prej pemëve të parkut kombëtar të kryeqytetit.

Viktima është identifikuar nga policia si Florian Spahiu, 35 vjeç, nga qyteti i Pogradecit. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 35 vjeçarin drejt vendimit ekstrem.

Ndërkohë që policia ka nisur hetimet, duke pyetur dëshmitarët, si dhe po përpiqet që të kontaktojë me familjarët.

Nuk dihen ende detajet e vetëvrasjes së tij duke qenë se trupi është gjetur në mëngjes i vetëvarur dhe nuk ka dëshmitarë të momentit kur ështër kryer ngjarja.

Mendohet se vetëvrasja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme.

Dëshmitarët thonë se në afërsi të trupit nuk ka pasur ndonjë letër, apo shenjë të ngjashme, ku viktima të këtë lënë mesazhe për familjen apo të afërmit e tij.

a.k/NOA

KOMENTE