Telaviv, 21 gusht, NOA - Izraeli ka paralajmëruar prej thyerjes së bllokadës detare izraelite organizatorët e një anijeje të re me ndihma për Rripin e Gazës së bllokuar.
Në rast nevoje do të përdoren të gjitha "mjetet e nevojshme" për të ndaluar aktivistët pro-palestinezë, deklaron ambasadorja izraelite në Kombet e Bashkuara Gabriela Shalev, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun.
Përsa i perket organizatorëve te ndihmave të reja, dyshohet se kanë lidhje me hesbollahët radikalë islamikë, thotë ambasadorja.
Të dielën do të niset për udhëtim nga Libani një anije me ndihma humanitare nën flamurin bolivian.
Nga një sulm i ushtrisë izraelite ndaj një fregate me ndihma për në Gaza, më 31 maj ishin vrarë nëntë aktivistë turq.
NOA