Berlin, 21 gusht, NOA – Rreth 40 ditë pas finales të Kampionatit Botëror, të premten nisi sezoni i ri i Bundesligës. Favorit është përsëri Bajerni i Mynihut.
"Ne jemi më të mirët e Gjermanisë ", vlerësoi trajneri i Bajernit të Mynihut, Louis van Gaal, duke folur nga ballkoni i bashkisë së Mynihut në fundin e sezonit të kaluar, pasi Mynihu ia doli në mënyrë perfekte të fitojë si kampionatin ashtu edhe kupën.
Kampioni rekord konsiderohet edhe për këtë sezon të Bundesligës si favoriti kryesor për titullin, pavarësisht se trajneri i Verder Bremenit, Thomas Schaaf, argumenton: "Gjithmonë ndodh e njëjta gjë, ai që në fund kryeson del kampion".
Në merkaton e transferimeve Bajerni ndryshe nga konkurrentët nuk ka qenë aktiv, megjithatë ekipi përbëhet nga lojtarë mjaft të mirë. "Ne kemi një ekip të mirë", thekson mbrojtësi i kombëtares Philipp Lahm.
"Në fund të sezonit të kaluar pamë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë ne në futboll. E tek kjo përvojë duhet të mbështetemi", bën thirrje Lahm.
NOA