Moskë, 20 gusht, NOA - Nga 23 deri më 25 shtator Moska do të mirëpresë pjesëmarrësit e Kampionatit Botëror të Karaokes (Karaoke World Championships).
Pjesëmarrës në këtë ngjarje muzikore do të jenë më tepër se 30 vende. SHBA, Britania e Madhe, Australia, Gjermania, Italia, Hondurasi, Panamaja dhe Kenia janë të parët që kanë bërë kërkesën.
Kurse këto ditë në Moskë po zhvillohet konkursi eliminator për përcaktimin e këngëtarëve amatorë që do të marrin pjesë në këtë festival me mjaft popullaritet.
Festivali i pritshëm në kryeqytetin rus zhvillohet sipas po atij parimi si dhe konkursi i Eurovizionit.
Kampionati i karaokes, megjithëse ndryshon në mënyrë të qenësishme nga shou evropian, mund të rivalizojë në shumë gjëra me të, mendon producenti i përgjithshëm nga Rusia Mihaill Bebing: "Dallimi i tij nga Evrovizioni konsiston në atë, se në Kampionatin Botëror të Karaokes debutojnë ekskluzivisht këngëtarë amatorë, - kujton producenti.
Një nga çmimet kryesore të tij - regjistrimi i promo-albumit në territorin e Evropës -është metodë e re promovimi. Një tjetër dallim, - vazhdon më tej Mihaill Bebing, - kënga që interpretohet duhet të jetë e njohur fort mirë në mbarë botën. Ajo duhet të jetë medoemos hit", tha producenti i përgjithshëm nga Rusia Mihaill Bebing.
Në konkursin eliminator final, i cili mblodhi në Moskë më tepër se 100 admirues të karaokes nga rajone të ndryshme të Rusisë, anëtarët e jurisë dëgjuan zërat e mrekullueshëm të studentëve dhe shtëpiakeve, mjekëve dhe biznesmenëve, njerëzve të moshës nga 18 deri në 60 vjeç
Sigurisht, admiruesit rusë të karaokes i frymëzon suksesi i vitit të kaluar i ruses Natalia Piljutina.
Specialistja për menaxhimin e pronës, e cila u bë fituese e Kampionatit Botëror të Karaokes në Finlandë, këtë vit u ftua në dëgjimet seleksionuese, për të qenë në rolin e drejtueses.
NOA