Ne, të cilët e njohim Korçës dhe Shqipërinë, në mjerimin e tyre më të thellë ne, i kemi të freskëta në memorie tollonat dhe triskat për ushqim dhe ishim më fatlumët, ne që kishim tollona dhe triska, sepse 70% e shqiptarëve nuk kishin asgjë tjetër përveç kilogramit të vajit, sheqerit dhe të kripës
Nga Sali Berisha
Këto ditë njëri nga organet më prestigjioze të shtypit botëror, shpalli klasifikimin e vendeve më të mira për të jetuar. Në këtë klasifikimi, Shqipëria jo vetëm që përfshihet në listën e 100 vendeve më të mira për të jetuar, por pozicionohet në një vend të lakmueshëm, pozicionohet e 57 nga më shumë se 200 vende të planetit ku jeta është më e mirë . Nuk ka nderim më të madh, kjo për ju të dashur qytetar dhe qytetare të Korçës dhe mbarë Shqipërisë për vuajtjet tuaja, për djersën për sakrificat tuaja.
Ne, të cilët e njohim Korçës dhe Shqipërinë, në mjerimin e tyre më të thellë ne, i kemi të freskëta në memorie tollonat dhe triskat për ushqim dhe ishim më fatlumët, ne që kishim tollona dhe triska, sepse 70% e shqiptarëve nuk kishin asgjë tjetër përveç kilogramit të vajit, sheqerit dhe të kripës. Ne që rrinim në radhë orë të tëra, për të marrë një shishe qumësht ne sërish ishim në atë periudhë më fatlumët, sepse të tjerët nuk e shihnin dot as njëherë në tre muaj, por vuanin urie. Sot, ky vend shpallet dhe hyn në grupin e vendeve ku jetohet më mirë dhe zë vendin e 57 në mbarë planetin. Nuk ka arritje më të madhe për ne që përjetuam periudhën e një regjimi barbar dhe kjo është arritja jonë, kjo është arritja e përbashkët, por kjo është bërë e mundur, sepse këtu në Korçë dhe sot Korça është një nga vendet një nga qytetet më të mira për jetesë dhe jo vetëm. Në Shqipëri, kjo është bërë e mundur, sepse në këto pesë vite kjo mazhorancë ia ka dalë të investojë në infrastrukturën dhe sektorë të tjerë të këtij rrethi, një shumë prej 380 milion euro. Korça nuk do të ishte një nga qytetet ku jetohet më mirë në rast se nuk do ishin asfaltuar gjatë këtyre pesë viteve 360 km rrugë. Korça dhe Shqipëria, nuk do të ishte një nga vendet ku jetohet më mirë, në rast se këtu në Korçë nuk do të ishin ndërtuar apo janë në ndërtim e sipër 165 km rrugë kombëtare. 140 km rrugë në komunat dhe fshatrat e saj, 45 km të tjera ndërkomunale. Korça nuk do të ishte një ndër qytetet ku jetohet më mirë dhe Shqipëria nuk do të ishte e 57 e botë për një jetesë më të mirë, nëse këtu në Korçë, nuk do të kishim investuar 155 milion euro vetëm në sistemin e kanalizimeve, trajtimin e ujërave të zeza, nga Qafë Thanë deri në Leskovik. Këtu në Korçë nuk do të mund të jetohej më mirë në rast se nuk do të kishim mbështetur fuqishëm traditat e saj të shkëlqyera. Sot ne inauguruam një nga simbolet e mrekullueshme të këtij qyteti, por tashmë të ripërtërirë dhe të fuqizuar siç është Birra “Korça”.
Por këtu në Korçë janë investuar në vaditje, kanale, në fermat e Korçës 12 herë më shumë se tetë vite para kësaj qeveria. Korça sot është në prag të investimeve gjigante. Janë vetëm në fushën e energjisë 10 hidrocentrale, të cilat nisin ndërtimin me një investim total prej 1.35 miliard euro. Korça dhe Shqipëria, nuk do të mund të ishin ndër vendet e mira për të jetuar në rast se gjatë këtyre viteve, ne nuk do të dyfishonim pensionet e ulëta, ne nuk do të dyfishonim rrogat e punonjësve të arsimit, shëndetësisë dhe të rrisnim rrogat e tjera, në rast se ne nuk do të ulnim në mënyrë drastike varfërinë. Korça dhe Shqipëria, nuk do të mundin të ishin ato që janë sot, në rast se ne nuk do të dyfishonim ndihmën ekonomike në rast se ne nuk do të bënim një përpjekje për një shpërndarje më të ndershme dhe më të drejtë të të ardhurave.
Korça dhe Shqipëria, nuk do të mund të ishin një vend ku mund të jetohet më mirë në rast se ne nuk do të krijonim klimën e biznesit që krijuam dhe vendin e investimeve të ndaluara 15 vjet më parë e shndërruam në një nga vendet më tërheqëse për investime në Europe dhe në Botë. Gjithçka është bërë në këtë vend , është bërë me mund të madh me sakrifica, por dhe me dashuri të vërtetë dhe respekt për njëri-tjetrin, për Korçën dhe Shqipërinë. Koha sot shtyn më shumë se kurrë të duam njëri-tjetrin, të duam Korçën, të duam Shqipërinë, të ndihemi krenar me njëri-tjetrin të ndihemi krenar me Korçën të ndihemi krenar me Shqipërinë.
Këtë vit, Shqipëria do të ketë më shumë vizitor sesa banorë të saj. Në të katër anët çdo ditë lexoj në mediat e botës dhe lexoj veçse fjalët më të mira për mikpritjen tuaj, fjalët më të mira për gatimin tuaj, fjalët më të mira për njerëzinë tuaj dhe të mbarë shqiptarëve. Në të gjitha mediat e botës, sot ka artikuj për potencialet e mëdha turistike të Shqipërisë dhe unë ju garantoj ju se këto janë vetëm hapat e para të vërteta, se Shqipëria së shpejti do të dyfishojë dhe trefishojë numrin e turistëve, Sepse sa të bukura janë brigjet, po kaq të bukura janë malet dhe potencialet e tyre.
Sot në dritën e gjithë këtyre zhvillimeve, arkaike e vjetër e pa papranueshme tingëllon propaganda e përditshme e shpifjeve e trillimeve e nxirjes së opozitës. Zotërinjtë e opozitës, pak ditë më parë shtronin pyetjen, mos po i sjell ti Sali këta turist në Shqipëri? Në Shqipëri turistët po i sjell Shqipëria, por qytetarët shqiptarë dhe qeveria shqiptare e bëri Shqipërinë magnet për ta. Kjo është ajo që bëmë ne, se Shqipëria këtu ka qenë edhe pesë vite më parë dhe 500 vite më parë, por ne e bëmë këtë së bashku. Në mënyrë të përsëritur më thonë qytetarët se u ndryshua Shqipëria pse thua se “Shqipëria po ndryshon”, vërtet është ndryshuar po edhe më shumë do ta ndryshojmë dhe e bëjmë këtë, për veten tonë për fëmijët tanë, por edhe për një shenjë respekti dhe mirënjohje për paraardhësit tanë, të cilët nuk panë për gjysmë shekulli një ditë të bardhë. Ky është shpërblimi më i madh që bëjmë ne edhe për ta.
Të dashur qytetarë dhe qytetare të Korçës
Jam sot këtu prapë për t’ju garantuar ju se investimet në këtë rreth dhe mbarë Shqipërinë do të vazhdojnë me intensitetit më të madh se bashkërisht do ta bëjmë Korçën dhe Shqipërinë edhe më të bukur, edhe më të këndshme për të jetuar, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për miqtë e tyre kudo në botë”.
(*) Fjala e mbajtur gjatë vizitës dje në Korçë