English

Pesaro, mexosopranoja bie në skenë, por përfundon operën “Hirushja”

Pesaro, 21 gusht, NOA – Kujdes duhet edhe kur interpreton në skenë, pasi në në zemër të operës mund ta gjesh veten përdhe, madje edhe me ndonjë thyerje. Kështu i ka ndodhur mexosopranos së re italiane, Marianna Pizzolato, e cila është rrëzuar në skenë duke përndrydhur këmbën, por megjithë dhimbjen ajo përmbylli me sukses aktin e dytë të operas komike italiane “Hirushja”, të kompozuar nga Gioacchino Rossini, në vititn 1816.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në skenën e teatrit të Pesaros në Itali.

Protagonistja e operës, në rolin e Hirushes, Marianna Pizzolato, ishte në kulm të interpretimit të saj në skenën e hapur bregdetare të Adriatikut në Pesaro, në prani të turistëve që gjendeshin aty, kur u rrëzua, duke përndrydhur keq këmbën.

Pas mbylljes së aktit të dytë, të operës, mexosopranoja u dërgua menjëherë në spitalin e Pesaros.

Mexosopranoja Pizzolato është diplomuar në konservatorin e Palermos, dhe ajo është prezente shpesh në skenën e Pesaros.

Duartrokitjet për shfaqjen e saj erdhën të natyrshme nga publiku, qoftë për interpretimin e saj, qoftë për ngulmimin e sopranos, për të mos e lënë në mes operën, duke vlerësuar dorazi edhe publikun e pranishëm, një gjest që meritoi ovacionet e të pranishmëve.

mit/NOA

KOMENTE