Romë, 21 gusht, NOA – Regjisori italian Carlo Lizzani ka deklaruar se është e ngutshme dëshira e tij për të realizuar një film mbi jetën e ish presidentit italian, Francesco Cossiga, i cili ndërroi jetë javën e shkuar në moshën 82 vjeçare.
I ftuar në “Vasto Film Festival”, Lizzani theksoi bëhet fjalë për një personazh të jashtëzakonshëm, që mund ta rrëfesh përmes të gjitha anëve të tij të jetës.
“Një personazh që ka prodhuar shumë histori”, tha regjisori gati 90 vjeçar Carlo Lizzani.
Sipas regjisorit të njohur, e vështirë në këtë film, është se duhet realizuar diçka që të mos tejkalohet në vitet e ardhshëm.
Ai iu referuar në këtë kontekst filmit “900”, apo “legjenda e pianistit mbi oqean”, që sipas Lizzanit na ka rrëfyer dhe bërë pjesë të një historie jo lineare.
“Për të treguar histori jete në filmat e mi kam zgjedhur personazhe simbolikë, gjë që sipas Lizzanit, do të ndodhë edhe në rast se realizon filmin kushtuar ish presidentit italian, Francesco Cossiga.
Carlo Lizzani është regjisor dhe kritik i njohur i kinemasë.
Ai është njëri nga autorët e Historisë së Kinemasë Italiane, skenarist i njohur.
Disa nga filmat e realizuar prej tij “Kronikat e dashnorëve të varfër”, “procesi i Veronës, “I dashuri Gorbaçov”, “Akti i fundit i Musolinit”, “Historia e mafias”, e mjaft të tjerë.
mit/NOA