Moskë, 21 gusht, NOA - Komiteti Kombëtar Anti-terror i Rusisë thotë se forcat e sigurisë kanë vrarë sot militantin Magomedali Vagabov, i dyshuar për organizimin e sulmeve vetëvrasëse me bomba në metronë e Moskës, në muajin mars të këtij viti.
Sipas njoftimit të Komitetit, Vagabov ishte në mesin e pesë militantëve të vrarë në përleshjet e ndodhura në fshatin Gunib në Dagestan.
Nga sulmet me bomba, të kryera nga dy femra vetëvrasëse, më 29 mars, ishin vrarë 40 vetë dhe plagosur mëse 100 njerëz të tjerë.
Sipas disa raporteve, Magomedali Vagabov, ishte bashkëshort i njërës nga sulmueset vetëvrasëse, Mariam Sharipova.
NOA