English

Rusi, vritet Vagabov, “truri” i atentatit në metronë e Moskës, ku vdiqën 40 vetë

Moskë, 21 gusht, NOA – Autoritetet ruse deklaruan se është ekzekutuar “truri” i atentatit të 29 marsit në metronë e kryeqytetit rus, Moskë.

Sipas burimeve zyrtare personi që hartoi planin për shpërthimin në metro ku gjetën vdekjen 40 persona, është vrarë në Daxhikistan, bashkë me pesë të dyshuar si guerrilas, shefi i të cilëve ishte pikërisht Magomedali Vagabov.

Sipas agjentëve rusë Vagabov ishte përgjegjësi i atentatit të rëndtë të ndodhur në fund të marsit.

Të pestë personat mësohet të jenë vrarë gjatë një operacioni të forcave speciale ruse në Daxhikistan.

Magomedali Vagabov, njihej edhe si i dashuri i “vejushës së zezë”, sikundër njihet 28 vjeçarja ruse Miriam Sharipova, njëra nga dy gratë kamikaze që u ofruan si kamikaze për shpërthimin në metronë e kryeqytetit rus.

mit/NOA
KOMENTE