English

Seks dhe shantazh në Facebook, arrestohet aktori

Viçensa, 21 gusht, NOA – Një 41 vjeçar me profesion aktor kishte gjetur një mënyrë të veçantë për tu pasuruar. Duke përdorur imazhin e tij prej mashkulli telenovelash, aktori krijonte lidhje në Facebook dhe më pas i përdorte ato për shantazh.

Pas bisedave normale dhe pasi informohej për gjendjen sociale dhe ekonomike të bashkëbisedueses në chat, vendoste të shkonte më tej me “lidhjen”.

Kështu nga bisedat në internet kalonte në takime me mikeshat e tij në dhomat e hotelit, ku pasionin e tij për kinemanë e përdorte për të regjistruar në mënyrë të fshehtë takimet e dashurisë.

Më pas aktori kthehej sërish te të dashurat e tij, por këtë herë duke u bërë shantazh se nëse nuk do t'i jepnin një mijë ose dy mijë euro, do të publikonte videon që kishte regjistruar në hotel.

Pas një denoncimi policia italiane nisi hetimet dhe arriti të zbulojë se aktori kishte pasur shumë histori të ngjashme dashurie.

Ai është arrestuar nga policia dhe përballet momentalisht me akuzat e kërcënimit dhe shantazhit.

a.k/NOA/ANSA

KOMENTE