English

Sot australianët zgjedhin parlamentin e ri

Australi, 21 gusht, NOA - Rreth 14 milionë votues në Australi vendosin sot për një parlament të ri. nga sondazhet e kryera, pritet që rezultati të jetë i ngushtë.

Partia Laburiste dhe opozita konservatore nga Partia Liberale dhe ajo Kombëtare, sipas sondazheve, janë shumë afër njëra-tjetrës.

Për laburistët, për herë të parë në Australi kandidon një grua për postin e kryeministres, 48-vjeçarja Julia Gillard.

Juristja drejton partinë si kryetare që nga qershori, kur ajo i kërkoi kryeministrit të atëhershëm, Kevin Rudd të hiqte dorë nga posti i kreut të kësaj force politike.

Opozita ka ofruar për postin e kreut të qeverisë ish-gazetarin Toni Abbott.

Në Australi, votimi është i detyrueshëm.

NOA

KOMENTE