English

Struktura dhe praktika e pritjes së turistëve

Të jemi vetvetja. Ndërkaq është më e rëndësishme te zhvillohet ndjeshmëria ndaj turizmit, por te mos "i bëjmë gjerat për ta", ne kuptimin e kënaqjes se turistëve ne kërkesat e tyre dhe ne drejtime qe me pas do te ishin burime te kundërta

Nga Gëzim Llojdia

Është e nevojshme te rritet ndërgjegjësimi për te mikpritur turistet si formimin, ashtu edhe informimin, e si pasoje edhe specializimin. Realisht është i forte, përveç ftesës për specializim oferte edhe thirrja për te mos u specializuar, ne kuptimin qe mund te ekzistoje mundësia e madhe e strukturimit te ofertës ne terma aq te shtyre dhe te ndeshen segmente kërkesë kaq te veçante sa te shkaktojnë një efekt boomerang duke rrezikuar ndërmarrjet e vogla ose zonën territoriale përballe ndryshimeve te mundshme qe pasojnë, edhe te vogla, te kërkesës, ose te prodhohet diçka e rreme.

Identiteti

Mbi te gjitha kërkojmë t'i referohemi "shkatërrimit" te pashmangshëm te - te dëshiruarit - identitetit te pranishëm, i blatuar me qellim mundësinë e ndryshimit te ofertës ne kuptimin me te specializuar. Ndërkaq është me e rëndësishme te zhvillohet ndjeshmëria ndaj turizmit, por te mos " i bëjmë gjerat për ta", ne kuptimin e kënaqjes se turistëve ne kërkesat e tyre dhe ne drejtime qe me pas do te ishin burim te kundërte.

Te jemi vetvetja

Te jemi te vërtetë, vetvetja, është praktikisht një detyrim. Është për një kërkese etike, por është edhe për një kërkesë marketingu: te jesh vetvetja do te thotë te jesh i veçante, sigurisht i ndryshëm, i pasur me gjera për te thënë e propozuar, i afte te krijosh lidhje. Vetvetja kuptohet si kulture e tashme e territorit (pra jo e djeshme por e sotme, ku e sotmja nuk mohon te kaluarën e vet). Ajo qe ka rëndësi është si ne shihemi dhe si te tjerët na shohin.

Turistet kane ndoshta nje perceptim te ndryshëm, një pamje te ndryshme për ne, por ajo qe komunikohet është ajo qe ne jemi, sepse me kalimin e kohës nuk qëndron shkëputja mes komunikimit dhe asaj qe te tjeret përfytyrojnë per ne dhe realitetit efektiv. Te jemi autentike, pra vetvetja, do te thotë te mos bëjmë diçka posaçërisht për turistet. Duke u mbështetur mbi këto parashtrime, elementet qe dallojnë një cilësi te mire pritjeje mund te identifikohen ne:

l. Personel për shërbimin e pritjes: duhet te njohe te paktën një gjuhe te huaj dhe parimet baze te komunikmit dhe teknikat e shitjes për te kuptuar me mire kërkesat e turistit.

2-Personeli duhet te frekuentoje kurse edhe/ose seminare formimi për përditësimin e njohurive për burimet dhe shërbimet turistike.

3- material promovues dhe informues per ofertën turistike te zones per tu shpërndarë.

4- Informacion per terheqjet kulturore, artistike, i, natyrore, sportive dhe dëfryese. Ne rast se mungon materiali letrar, do te jete ujdisje e personelit për pritjen te informoje per per zonat e mundshme per tu vizituar. informacione duhet te jene te besueshme 'te verifikohen.

3. material tregues i shtypur mbi tipologjinë :strukturës per tia parashtruar turistit Kohen e vizitës, numrin e monumenteve qe do te vizitoje vendndodhjen e tyre, përshkrimin e shkurtër te çdo monumenti, vendin e drekimit.

4. harta te lokaliteteve qe u jepen turisteve ti informuar mbi lokalizimin e strukturës ose dhe ku përfshihen edhe hartat rrugore e biologjia e transporteve publike.

5. skeda monitorimi qe nxisin turistin te e vlerësimin e tij mbi shkallen e pëlqimit te kërkuar dhe te japë këshilla per përmirësime.

6. veprimtari zbavitese dhe defryese qe organizohen per te siguruar kalimin e kohes se te turistit. Keto veprimtari duhet te jene te sherndara mire ne kohe dhe te programohen te tene te pranishme gjate gjithe pranise turisteve.

Tradita dhe tipikja

Duhet te bëhen te njohura prodhimet tipike, te vlerësosh dhe traditat lokale

1-. te drejtohet turisti ne lokale qe jepen ushqime dhe pije te prodhimit vendas te prodhuara vete, duke i thene cilësitë dhe origjinën e prodhimeve.

2-te propozohet e pakta nje pjate tipike -ose tradicionale e realizuar me lokale, mundësisht te vetat, duke shkruar mënyrën e përgatitjes (receten) dhe nenket tradicionale (historiko-kulturore)

3 –Te parashikohet mundësia e paraqitjes shitjeve prodhimeve tipike lokale te vetat le zonave pranë, duke dhëne informacione, siç janë prodhime tonat, për prodhuesit dhe cilesin e blerjes.

c-te interesuar per turizmin kulturor(parku arkeologjik Amantia)

d-te interesuar per turizmin fetar(ne kuroren e malit te bardhe)

I-Elementet dhe integrimi i turizmit

Integrimit te plotete komponenteve sociale dhe ekonomik ne territor.

-Sistem territorial me vokacion te larte ekologjik nepermjet Instrumenteve financiare, ekonomike e teknike dhe marketingut, -

-Per Nje sistem te shtrire te kompetencave dhe aftesive prodhuese dhe ekonomike te orientuara ne prodhimin cilesor me marke Bio. Kthimi i ri ne traditat e hershme do te thote:

1-Ringritje e kultures tradicionale. rizbulim i vlerave dhe dijeve lokale;

2-Forcim i kohezionit social, nxitje e shpirtit qytetar ;

3- Mbrojtja e vlerave estetike te pasurive natyrore dhe peisazhit rural

4-Administrim i balancuar i burimeve natyrore bimeve dhe specieve;

5-Mbrojtja dhe rivleresim i trashegimise kulturore te PA Amantia

6-Rivleresim i aktivitetit ekonomik ekzistues;

7-Rivleresim dhe zhvillim i prodhimeve te markes lokale;

8-Promovim i territorit.

9-Destinacion i turizmit kulturor

10-Destinacion i turizmit te gjelber

11-Destinacion i turizmit fetar

12-Destinacion i turizmit malor

(*) Dërguar nga autori

KOMENTE