English

Suedi, prokurorët tërhiqen, kundër themeluesit të WikiLeaks: Akuzat të pabaza

Stokholm, 21 gusht, NOA – Pas bërjes publike të akuzave kundër themeluesit të faqes WikiLeaks në Internet, Julian Assange, se ka dhunuar dhe keqtrajtuar duke publikuar dokumente të ushtrisë amerikane në luftën në Afganistan, prokurorët suedezë e kanë tërhequr fletarrestin ndaj Julian Assange, me shpjegimin se akuzat ndaj tij janë të pabazuara.

Ka qenë vetë kyeprokurorja suedeze Eva Finne, që në një deklaratë të shkurtër tha se “nuk mendoj se ekziston arsye për dyshim se ai ka bërë dhunim”.

Ishin po sot prokurorët suedezë të cilët dërguan urdhërarrestin për Julian Assange, i cili pas këtyre akuzave deklaroi për mediat se akuzat kundër tij janë “të pabaza, dhe se paraqitja e tyre në këtë moment është thellësisht shqetësuese”.

Julian Assange, me shtetësi australiane, tha se ka për qëllim që të publikojë edhe 15 mijë dokumente të tjera për luftën në Afganistan.

WikiLeaks, disa nga serverët e të cilit ndodhen në Suedi, u bë objekt i një konference edhe nga ana e Pentagonit, i cili deklaroi pak ditë më parë se nuk është i interesuar dhe se nuk ka ndërmend të negociojë me drejtuesin e kësaj faqeje në internet, për mospublikimin e dokumenteve mbi luftën në Afganistan.

Kjo deklaratë erdhi pas zërave se nga administrata amerikane ishin ofruar për bisedime me WikiLeaks, zëra këta të bërë publikë nga vetë përfaqësuesit e faqes në internet.

mit/NOA

KOMENTE