SHBA, 23 Gusht NOA/ Rid Bulku - Pas Facebook edhe për dy realizuesit e Google po afron realizimi i një filmi i cili do të tregojë në lidhje me krijimin e këtij motori kërkimi.
Një film i cili do të bazohet në jetën e dy studentëve të universitetit të Stanford, të cilët i ndryshuan jetën miliona përdoruesve të rrjetit të internetit.
Filmi mbi historinë e Google do të bazohet në librin e Ken Auletta me titullin “Googled The End of the World As We Know It”.
John Morris dhe Michael London kanë fituar të drejtën mbi këtë libër dhe së shpejti do të realizojnë filmin mbi të. Edhe pse ende nuk dihen regjisori dhe kasti i aktorëve, ajo për të cilën flitet me siguri është se historia do të bazohet se si Sergey Brin dhe Larry Page kthyen objektivin e tyre në realitet, duke bërë para pa dëmtuar apo kryer gjera të paligjshme.
Me këtë të re të kinematografisë, Hollivudi me sa duket ka rritur interesin e saj në drejtim të rrjetit të internetit.
Së fundmi, faktikisht, Facebook dhe krijuesi i saj Mark Zuckerberg do të jenë me historinë e tyre protagonistët e filmit që do të quhet “Rrjeti Shoqëror”.
r.b/NOA