English

Bashkia e Tiranës: Nuk i kemi dhënë leje ndërtimi burrit të Albana Vokshit

Tiranë, 22 gusht, NOA – Bashkia e Tiranës ka deklaruar sot se akuzat e deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi për korrupsion me lejet e ndërtimit nuk qëndrojnë.

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranë Florion Seriani tha se nga ana e institucionit të Bashkisë nuk i është dhënë asnjë leje bashkëjetuesit të Albana Vokshit, biznesmenit Arian Tartari.

Seriani u shpreh se “dokumenti që Vokshi tund për korrupsion” nuk është i vërtetë pasi biznesmeni në fjalë nuk ka marrë leje për ndërtim pallatesh nga bashkia.

Ai tha se Vokshim, si të gjithë pushtetarët që akuzohen me prova konkrete për korrupsion tregoi "një përrallë me leje ndërtimi".

"Por duke kërkuar të tregohet origjinale tha se Edi Rama i ka kërkuar ryshfet 100 milionë euro. Mesa duket kjo duhet të jetë arsyeja që gjen zonja, faktit se firma e letrave që ajo tund para ekraneve s’ka marrë kurrfarë leje ndërtimi. Këtë shpifje të radhës Bashkia e Tiranës, do t’ua çojë organeve të drejtësisë", tha Seriani.

Nga ana tjetër, Seriani ka ftuar opinionin publik që të mos besoj deklarimet e bëra nga përfaqësuesit e mazhorncës.

Ai theksoi se sa herë që denoncohen aferat korruptive të kësaj mazhorance, opinioni dëgjon shpifje për lejet e ndërtimit dhe korrupsionin në Bashki.

“Qytetarëve u kujtojmë se sa herë të dëgjojnë përrallën e lejeve të ndërtimit nga goja e pushtetarëve, të mos harrojnë se është e vetmja gjë që di të bëjë ky pushtet për të devijuar vëmendjen e opinionit publik nga provat e keqqeverisjes e të korrupsionit të tij skandaloz”, tha Seriani.

Dje, deputetja e PD-së, Alban Vokshi deklaroi se kreu i bashkisë i ka kërkuar bashkëshortit të saj 100 milionë euro për të marrë lejen e ndërtimit.

Zëdhënësi i Bashkisë së Tiranës u shpreh se kjo është një mënyrë që mazhornca të tërheq vëmendjen nga korrupsioni i saj.

a.k/NOA

KOMENTE