English

Boçi: Rama të pranojë komision hetimor për pasurinë dhe të tregojë aferat

Tiranë, 22 gusht, NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiao Boçi ka kërkuar që të ngrihet një komision hetimor për të hetuar pasuritë e të gjithë politikanëve dhe të afërmeve të tyre. Por ndërkohë Boçi i ka kërkuar Ramës që të prononcohet publikisht nëse është dakord që të nis hetimi për pasurinë e partnereve të tij që ka pasur gjatë kohës që është zgjedhur kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë për mediat, Boçi ka theksuar se akuzuar e bëra nga deputetja e Partisë Demokratike në adresë kryetarit të Bashkisë, Edi Rama janë të vërteta.

Në emër të Partisë Demokratike, Boçi është shprehur se mazhoranca është e gatshme të nis hetimin e pasurive për të zbardhur aferat korruptive dhe ka kërkuar një përgjigje për këtë çështje nga ana e kreut të Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Socialiste, Edi Rama.

Duke u ndalur në akuzuat ndaj Ramës, deputeti Boçi ka theksuar se shqiptarët duhet të dinë se cila është pasuria e Kryetarit të Bashkisë që deklaron se ka vetëm tre mijë euro në bankë.

“Rama të flasë objektivisht për aferat e tij dhe miqësitë e tij”, tha deputeti i PD-së.

a.k/NOA

KOMENTE