Itali, 22 gusht, NOA – Një çift homoseksualësh kanë vendosur që emocionet e tyre ti shprehnin edhe në publik. Të kapur nga duart e njeri tjetrit ata kanë bërë xhiron e zakonshme në një qytet periferikë të Italisë. Deri në këtë pikë banorët i kanë kuptuar të drejtat e tyre.
Por në momentin që të rinjtë kanë vendosur të puthen në tregun e qytetit, gjërat kanë ndryshuar.
Një tregtar perimesh dhe zarzavatesh nuk e ka kaluar dot kaq lehtë faktin që dy meshkuj putheshin në buzë para tij dhe para dyqanit dhe ka rrëmbyer disa prej domateve që ka patur në dyqan dhe i ka gjuajtur dy të rinjtë.
Pas tij dhe një koleg tjetër ka bërë të njëjtën gjë duke krijuar rrëmujë në qytet.
Të rinjtë janë larguar me vrap, ndërkohë që shoqatat e homoseksualëve dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut e kanë quajtur këtë aksi si shprehje e homofobisë.
a.k/NOA/ANSA