English

Ekzekutohet 28 vjeçari në Librazhd, arrestohet i dyshuari i krimit

Librazhd, 22 gusht, NOA – Një 28 vjeçar është vrarë në qytetin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur pas menatës duke gdhirë dita e sotme në njërin prej lokaleve të këtij qyteti. Korrespondenti i NOA informon se Viktima është Artan Bardhoshi banues në këtë qytet.

Ndërkohë që burime nga Policia e Librazhdit thanë për Agjencinë NOA se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, menjëherë pas ngjarjes është bërë i mundur dhe arrestimi autorit të dyshuar te ngjarjes.

Ai quhet Bledar Çela dhe mendohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

I arrestuari është marrë në pyetje në efektivët e antikrimit dhe shumë shpejt Policia e Qarkut Elbasan do të japë versionin zyrtar të ngjarjes.

Nga kontrolli fizik i banesës, është sekuestruar dhe arma e krimit me të cilën Çela akuzohet se ekzekutoi Bardhoshin në një lokal të Librazhdit.

a.k/NOA

KOMENTE