Arnem, (Hollandë) 22 gusht, NOA - Prokuroria e qytetin holandez Arnem ka filluar hetimet për rolin e batalionit holandez në përbërjen e forcave ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në masakrën në Srebrenicë në vitin 1995.
Hetimi zhvillohet kundër ish-komandantit të batalionit Tom Karemans, zëvendësit të tij Rob Franken dhe oficerit Berend Osterven.
Procedura ka nisur pas kërkesës së Hasan Nuhanoviccit, i cili ka punuar si përkthyes për holandezët dhe në Srebrenicë ka humbur prindërit dhe vëllanë më të vogël, si dhe me kërkesë të vejushës dhe fëmijëve të elektroteknikut Riza Mustaficc, i cili konsiderohet i zhdukur.
Kërkesa është parashtruar në Gjykatën në Arnem, e cila i shqyrton veprat kundër personave ushtarakë dhe në të pohohet se ushtarët holandezë, të cilët kanë qenë të angazhuar për sigurinë e enklavës Srebrenicë, ua kanë dorëzuar refugjatët myslimanë, forcave të serbëve të Bosnjës, me çka kanë shkelur disa ligje nacionale dhe marrëveshje ndërkombëtare.
Gjykata holandeze në Hagë në shtator të vitit 2008 e hodhi poshtë kërkesën për ngritjen e hetimit për rastin, të parashtruar nga disa familje të të vdekurve, në të cilën kërkohej që Holanda ta pranojë përgjegjësinë për gjenocid në Srebrenicë në korrik të vitit 1995 dhe t'u paguajë dëmshpërblim familjeve të të viktimave.
Pak muaj mw parw njw gjeneral amerikan qw dëshmoi nw Kongres u shpreh se masakra erdhi pasi ushtria holandeze ishte e ccorganizuar. Ai tha se mes redhwve tw drejtuesve tw saj kishe homoseksual dhe njerëz me vese.
NOA/INA/BBC