Massa Carrara, 22 gusht, NOA – Po kërkonte kërpudha, por ka rënë nga shkëmbi duke gjetur vdekjen.
Kështu i ka ndodhur një 41 vjeçari, i cili gjeti vdekjen duke rënë nga një lartësi prej të paktën 20 metrash në malet Apuan, ndërsa kërkonte kërpudha në pyjet e Bergiolës.
Sipas policisë 41 vjeçari duket të ketë humbur ekuilibrin ndërsa ka qenë duke kaluar në një tra, mbi një luginë të thellë.
Familja e 41 vjeçarit kishte dhënë alarmin dje pasi ai nuk ishte kthyer në mbrëmje në shtëpi.
Ata kishin lajmëruar policinë pasi 41 vjeçari nuk përgjigjej prej orësh as në telefonin e tij celular.
Kërkuesit kanë gjetur sot në mëngjes kufomën e 41 vjeçarit.
Por, ata bëjnë të ditur se po vazhdojnë ende kërkimet për gjetjen edhe të një tjetër kërkuesi kërpudhash, një 71 vjeçar, i cili është zhdukur prej dy ditësh në zonën e Pistoieses.
mit/NOA