Kurbin, 22 gusht, NOA – Një 17 vjeçar nga Kurbini është bërë protagonist i një incidenti me forcat e policisë së këtij qyteti. I riu me inicialet P. Gj nuk e ka pritur mirë tonin urdhërues të një polici të forcave të rendit dhe menjëherë i është kthyer këtij të fundit duke e sharë dhe kërcënuar.
Korrespodenti i Agjencisë NOA njofton se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në qendër të qytetit.
Menjëherë pas incidentit forcat e policisë kanë bërë ndalimin e të riut. Por gjatë kontrollit, veç akuzës për fyerje të punonjësve të policisë, 17 vjeçari dot përballet dhe me atë të mbajtjes së municioneve.
Kjo pasi në xhepat e tij janë gjetur tre fishekë pistolete model “54”.
a.k/NOA