Tiranë, 22 Gusht 2010 NOA Update - Konfindustria shprehu sot shqetësimin dhe keqardhjen e saj për mundësinë e prekshme të rrënimit ekonomik të banorëve të qytetit të Himarës dhe rrezikimin e investimeve të kryera nga në industrinë turistike nga veprimet e papërgjegjshme të përfaqësuesve të qeverisjes vendore të saj.
Sipas Administratorit te Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku, “pasoja e drejtpërdrejta të qëndrimeve të disa ditëve më parë dhe të përsëritura në kohë të mbajtura nga përfaqësues të pushtetit vendor të Himarës mund të jenë largimi i masiv i pushuesve në vitet në vazhdim drejt qendrave të tjera të shumta të bregdetit jugor shqiptar duke filluar nga Dhërmi, Palasa, Vunoi, Lukova, Qeparo, Borshi etj., duke lënë si ishull të vetmuar qytetin e Himarës dhe duke rrënuar kështu ekonomikisht investimet e kryera nga qytetarët himarjot”.
Buxhuku kujtoi në daljen e sotme të posaçme për media, se qytetarët e Himarës kanë si burim kryesor jetese pikërisht të ardhurat nga turizmi i pushuesve të ardhur nga të gjitha hapësirat shqiptare.
Konfindustria vlerëson, se përdorimi politik nga qarqe të caktuara brenda dhe jashtë vendit i ngjarjeve të rastësishme njerëzore, që mund të ndodhin në çdo kohë dhe në çdo vend, sikurse ishte aksidenti tragjik që ndodhi para disa ditëve në qytetin e Himarës, në mënyrë të drejtpërdrejte përveç qëllimeve të pastra antishqiptare, drejtohet ndaj zhvillimit të ndjeshëm të industrisë së turizmit në Shqipëri.
“Me kahjen e deritashme të zhvillimit të industrisë së turizmit, Shqipëria bëhet një konkurrent i rëndësishëm i vendeve të rajonit”, - deklaroi z.Buxhuku.
Ai evidentoi dhe faktin se industria turistike ka një ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhurat për ekonominë kombëtare duke dhënë mbi 10% të PBB dhe duke mbështetur industritë prodhuese dhe të shërbimeve në vend.
Konfindustria i kërkon Qeverisë shqiptare, që të zbatojë masat më të ashpra ligjore për të mos lejuar në asnjë mënyrë përsëritjen e mbylljes së rrugëve kombëtare në asnjë rast dhe sidomos në kulmin kohor të zhvillimit të turizmit.
“Gjithashtu, duhen gjetur mënyrat e duhura për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar dhe për të mos lejuar shkatërrimin ekonomik të investimeve turistike të qytetarëve të Himarë nga veprimet e përsëritura të qarqeve antishqiptare brenda dhe jashtë vendit”, - deklaroi Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria.
Zhvillimet ne Himare erdhen pasi mbremjen e 12 gushtit 2010, ne rrethana te nje vrasjeje te dyshuar, mbeti i vdekur ne nje aksident qe sipas hetimeve policore ishte i qellimshem, i riu nga jugu, Aristotel Guma qe ju shihni dhe ne foto. Sipas policise, viktima u godit nga një automjet, drejtuesi i të cilit braktisi makinën dhe u zhduk në drejtim të paditur, Pas ngjarjes u arrestuan shtate persona ku tre prej tyre qe dalloni ne keto foto, konsiderohen si kryesoret e vrasjes se Aristotel Guma, akuze qe gjithsesi nuk eshte pranuar nga asnje prej te arrestuarve, ku njeri prej tyre, Ilir Mukaj u arrestuya vetem disa dite pasi u shpall person ne kerkim si kryesori i ngjarjes se rende.r.n/NOA