English

Lajiç: S’ka ngjashmëri me Kosovës e Sanxhakut

Beograd, 22 gusht, NOA - Nuk ka ngjashmëri mes Kosovës dhe Sanxhakut, ka deklaruar Rasim Lajiç, ministër i Punës dhe Politikave Sociale në Qeverinë e Serbisë.

“Nuk ka gjasa që në Sanxhak të krijohet një tjetër zonë e nxehtë”, tha Lajiç duke shtuar se askush nuk përjashton mundësinë e incidenteve si ato të ditëve të fundit.

Lajiç tha se po përqendrohen në problemet ekonomike për të tejkaluar dallimet brenda komunitetit boshnjak.

Frika e analistëve ndërkombëtare është se me humbjen e Kosovës, Serbia do të kërkojë të krijoj tension në Bosnjë duke shtyrë zonat serbë në këtë rajon të kërkojnë autonomi.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE