English

Mediat serbe: OKB do të diskutojë për Kosovën në 9 shtator

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do ta diskutojë propozim rezolutën e Serbisë lidhur me Kosovën në datën 9 shtator, më herët se ç’ishte paralajmëruar, njoftojnë mediat serbe.

Këto të fundit pohojnë se Abdulasalam Treki, ministri libian që është zgjedhur në krye të sesisonit të 64-ët të Asamblesë së Përgjithshme, ka pranuar kërkesën e Serbisë që debati për propozim-rezolutën rreth Kosovës të mbahet në 9 shtator.

Votimi mund të ndodhë në të njëjtën ditë, po kjo do të varet nga ecuria e debatit dhe nga kryesuesi i rradhës i AP-së.

Duke iu referuar burimeve zyrtare në Beograd mediat theksojnë se dokumenti është kërkuar të diskutohet në të njëjtën ditë me propozim rezolutën për Nagorni Karabakun. Ky i fundit njihet si një ndër konfliktet e ngrira në hapësirën e ish Bashkimit Sovjetik.

Sesioni i radhës i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për herë të parë do të ndiqet nga një përfaqësues i Bashkimit Evropian, pasi BE-ja ka marrë statusin e organizatës vëzhguese.

NOA/RFE

KOMENTE