Holandë, 22 gusht, NOA - Vajza 14 vjeçare, Laura Deker, është nisur nga Gjibraltari, me shpresën se do të bëhet njeriu më i ri, që e ka kaluar botën vetëm.
Menaxheri i saj, Peter Klarenbek, ka thënë se adoleshentja ishte përshëndetur me babain e saj dhe me miqtë dhe ishte nisur për në ujdhesat Kanarie, megjithë faktin se në Atlantik sot pothuajse nuk kishte fare erë për varkën me vela të 14 vjeçares.
Klarenbek ka thënë se ky lundrim i të miturës, mund të zgjasë një vit.
Fillimisht Laura Deker është dashur të nisej nga Portiamo në Portugali, por kishte vendosur që nisjen ta bënte në fshehtësi nga një port tjetër.
Për këtë arsye shumë ekipe televizive, që kishin pritur në Portiamo, kishin mbetur pa e regjistruar nisjen e saj.
Muajin e kaluar një gjykatë në Holandë, e kishte anuluar vendimin e Këshillit për mbrojtjen e Fëmijëve, që Laurës, për shkaqe sigurie, të mos i lejohej lundrimi.
NOA