Tiranë, 22 gusht, NOA – Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg pa afat pesë të arrestuarit e operacionit “Summer Time”.
Të pesë personat u arrestuan tri ditë më parë nën akuzën e trafikimit të femrave për shfrytëzim prostitucioni.
Burime pranë Gjykatës së Tiranës thanë se masa e arrestit me burg u dhanë përkatësisht për 33 vjeçarin Gerti Nuredin Caca; 58 vjeçarin Besnik Qani Shaholli; 30 vjeçarin Mariglen Fadil Abdurrahmani; 22 vjeçarin me iniciale B.H dhe 18 vjeçarin D.R.
Sikundër bëri me dije policia tri ditë më parë ndaj pesë të arrestuarëve rëndojnë akuzat për trafikim femrash për prostitucion, prostitucion dhe mbajtje të lokaleve për qëllime prostitucioni.
Personat e arrestuar më parë për korrupsion nga Policia e Tiranës kishin arritur që për pak muaj të ngrinin një aktivitet të mirfilltë kriminal, duke u bazuar në shfrytëzimin e femrave për prostitucion.
Sipas burimeve zyrtare duke përdorur një hotel në Vaqarr të Tiranës, tre prej të arrestuarve, Gerti Caca, Besnik Shaholli dhe Mariglen Abdurrahmani, sillnin turistë nga bregdeti shqiptar dhe i “prezantonin” me vajzat në hotel.
Policia bëri të ditur se tri vajzat “ushtronin prostiucion me klientë të ndryshëm, kundrejt shumës së parave që varion nga 100 deri në 200 euro”.
Madje sikundër njoftoi policia e Tiranës, shtetasit Gerti Caca, Besnik Shaholli dhe Mariglen Abdurrahmani, shfrytëzonin për qëllime prostitucioni, tre shtetaset Besjana Hasi 22 vjeç, me banim në Golem të Kavajës, Denaira Rika 18 vjeç, kryesisht me klientë turistë, në hotelet luksoze në zonën e plazhit në Golem dhe në Tiranë, ndërsa në kërkim është edhe 20 vjeçarja me iniciale R.A.
Të pestë të arrestuarit janë lënë në arrest me burg pa afat në pritje të gjykimit të tyre për të gjitha akuzat.
mit/NOA