English

Rumani, ndalohen 36 emigrantë të paligjshëm

Bukuresht, 22 gusht, NOA - Policët kufitarë të Rumanisë e Hungarisë kanë kapur 36 imigrantë të paligjshëm nga Iraku dhe Afganistani, të fshehur në një kamion.

Ky i fundit transportonte ushqim për kafshët. Klandestinët nga vendet ku zhvillohet luftë dhe ka një varfëri ekstreme janë fshehur brenda kamionëve në kushte mjaftë të këqija.

Destinacioni i tyre ka qenë Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian, ku për një sasi të caktuar lekësh u premtohet një jetë më e mirë.

Në të njëjtën pikë kufitare, në muajin mars, u gjetën 50 imigrantë nga Afganistani, mes të cilëve dhe 15 fëmijë në një kamionë që transportonte uthull.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE