English

Sarkozy “vazhdon jetën”, dhe pse i kritikuar në vendimin e tij

Francë, 22 Gusht NOA - Kritikat nuk e kanë ndaluar aspak presidentin e Francës Nicolas Sarkozy, i cili pasi ka riatdhesuar 89 rumunë në vendin e tyre tashmë do të nisë dhe 139 të tjerë në Bukuresht dhe Sofie. Vazhdimi i “rikthimit vullnetar” është njoftuar nga ministri i emigracioneve, Eric Besson, në një vizitë në Uashington.

Nga rumunët e nisur të enjten, 61 prej tyre ikën nga Lioni ndërsa 25 nga aeroporti i Parisit, Roissy.

Besson ka shpjeguar se 160 të tjerë janë parashikuar për tu larguar javën e ardhshme. Në fundin e këtij muaji do të jenë 850 rumunë, të cilët do të largohen nga Franca në 30 fluturime.

“Çmontimi i kampeve të paligjshme të muajit gusht solli një përshpejtim të këtij procesi që tashmë mund të pohoj se ka nisur”, - shpjegoi ministri.

Në bazë të formulës së ashtuquajtur “rikthimi voluntar”, rumunët kanë marrë nga shteti një kompensim pre 300 eurosh personi për të rriturit dhe 100 euro për fëmijët.

r.b/NOA

KOMENTE