Benevento, Campania, 22 gusht, NOA -Të veshur me kapucë të bardhë, një këmishë pupline po të bardhë dhe gjokszbuluar, dhjetëra mijë besnikë të Gardës së lashtë të Sanframondit apo Beneventos, në zonën e Campanias në Itali, kanë përsëritur si çdo shtatë vjet, ritualin mijëvjeçar e tyre të pendesës.
Me moton “Vëllezër, me forcë e guxim luftoni në emër të Marisë”, besnikët e Sanframondit, u kanë bërë thirrje të bashkohen me ta edhe besnikëve të tjerë, në bazilikën e Zojës Mari.
Thirrjes së besnikëve të Sanframondit i janë përgjigjur qindra të tjerë sivëllezër të tyre edhe këtë me kapuçë të bardhë mbi krye, dhe duke gjakosur gjoksin me dorën të veshur me gozhdë.
Për të mos u identifikuar, shumë prej besnikëve të Sanframondit, iu bashkuan korteut të procesionit të gjatë që nga qoshet e qendrës historike.
Ky procesion i besnikëve të Sanframondit, që nuk u njihet identiteti zyrtarisht u ndoq edhe nga trupat televizive nga mbarë bota.
Në këtë paradë të mistereve fetare marrin pjesë vullnetarë që vishen me kostume të periudhës kur u shkrua Dhjata e Vjetër, Dhjata e Re, dhe duke imituar jetën e shenjtorëve.
Paradës së mistershme çdo shtatë vjet, që i ka dhënë emër në mbarë botën, Beneventos, i bashkohen edhe qytetet fqinje të San Lorenzo Maggiore dhe San Lupo-s. Çdo tremuaj ka një procesion të veçantë nëpër lagjen e vet, ndërsa të djelën të gjitha lagjet mblidhen për të formuar një kortezh i madh dhe pjesëmarrësit ecin nëpër qytet duke iu përmbajtur qëndrimit të mistershëm fetar, e duke bërë pendesë për të gjitha mëkatet e bëra.
mit/NOA