Gjirokastër, 22 gusht, NOA – Tre të rinj i kanë shpëtuar Policisë së Gjirokastrës në kufi me Greqinë, teksa kanë qenë duke transportuar rreth 60 kilogram hashash.
Me çanta shpine, të rinjtë nga Lazarati dhe Libohova kanë qenë duke kaluar mëngjesin e sotëm kufirin me vendin fqinj, por në një prej fshatrave të zonës, ata kanë kuptuar që policia ka qenë duke i ndjekur dhe kanë braktisur sasinë e drogës.
Burime nga Policia e Gjirokastrës thanë për Agjencinë NOA se operacioni është zhvilluar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në Nepravishtë të Gjirokastrës.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e tre të rinjve që kryenin transportin e mallrave për arsye hetimore por tha se i ka identifikuar ata.
Të dyshuarit, mendohet se i kanë arritur t'i shpëtojnë ndjekjes së policisë duke përfituar nga errësira dhe pylli me pisha që ndodhet në këtë zonë.
Ndërkohë që ndjekja ndaj tyre ka vijuar me qenë antidrogë dhe forca të shumta policie madje postblloqet janë aktive edhe gjatë ditës së sotme.
a.k/NOA