English

Zbulohen lule marijuane në kopshtin botanik të një shkolle fillore

Venecia, 23 Gusht NOA - Janë zbuluar lule të marijuanës në oborrin botanik të realizuar në një shkollë fillore “Anna Frank” të Spinea në Venecia.

Zona është në përdorim dhe e dedikuar për kërkime shkencore. Në vendngjarje mbërritën menjëherë karabinierët të cilët bënë të ditur natyrën e këtyre luleve duke theksuar se janë rreth 10 lule të llojit marijuanë, me një gjatësi që varjon nga 5 deri në 20 centimetër.

Ato janë të vendosura në vazo të ndryshme ku janë përcaktuar në bazë të gjatësisë që kanë.

r.b/NOA

KOMENTE