Australi, 22 gusht, NOA - Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Australi, nuk dihet ende fituesi i zgjedhjeve.
Sipas llogaritjeve të televizionit australian në bazë të rreth 75 për qind të votave të numëruara, asnjë nga dyja partitë e mëdha nuk ka fituar një shumicë absolute. Kryeministrja e ngarkuar përkohësisht në këtë post Julia Gillard tha se mund të zgjasë disa ditë deri në arritjen e një rezultati përfundimtar.
Gillard kishte rrëzuar nga posti i kryeministrit para dy muajsh shokun e saj nga Partia Laburiste, Kevin Rudd, për shkak të konflikteve të krijuara brenda partisë dhe pastaj shpalli zgjedhjet e parakohshme.
NOA/DV