Digjen shtëpitë e emigrantëve në Karisto, jashtë çdo kontrolli flakët për shkak të erërave, autoritetet frikësohen se do të mbyllet rruga nacionale. Nuk munden të fluturojnë helikopterët për shkak të erërave
Një bashkëpunim NOA & Newsit
Karisto, Greqi, 22 Gusht 2010 NOA - Jashtë çdo kontrolli është zjarri i madh që ka filluar prej mbrëmjes së kaluar në Karisto të Greqisë, ku jetojnë qindra emigrantë shqiptarë, pasi punojnë në punë bujqësie.
Sipas një deklarate të kreut të bashkisë të Karistos zjarret janë të shumta, ndërsa kërcënohet nga flakët i gjithë lokaliteti Karistos.
Deri në këto moment nuk janë rrezikuar njerëz, ndërsa shumë banorë të zonës kanë braktisur shtëpitë e tyre.
Flakët janë drejtuar drejt fshatrave Gramvia,Mekunidha,Mili dhe Palea Hora.
Forca të shumta të zjarrfikëses dhe vullnetarë po luftojnë me flakët, mirëpo vështirësitë janë të mëdha për shkak të erërave të forta dhe të paqëndrueshme.
Gjithashtu shqetësim të madh ka sjellë edhe drejtimi i erërave, i cili nuk është i njëanshëm, por i çrregullt, me pasojë flakët të shkojnë në të gjitha anët.
Dhjetëra shtëpi dhe hotele janë boshatisur, ndërsa rrugët janë ende të hapura.