Tiranë, 23 gusht, NOA – Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës do të zhvillojë sot një konferencë për mediat, në qendër të së cilës do të jetë bërja e transparencës për procedurat e konçensioneve dhe veprimeve që kryhen nga ky institucion.
Burime nga Ministria thanë për Agjencinë NOA se do të jetë një prej zyrtarëve të lartë të këtij institucioni, Sekretari i Përgjithshëm, Durim Kraja, ai që do të dalë para mediave në një konferencë për transparencën në orën 12:30 në ambient e kësaj ministrie.
Kohët e fundit opozita ka akuzuar institucionet kryesore ekonomikë në vend se kanë abuzuar me dhënin e lejeve.
Pak ditë më parë, deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkoi transparencën për të gjitha procedurat e dhënies me koncesion, duke qenë se bëhet fjalë për rreth 200 leje të dhënë gjatë vitit të fundit.
a.k/NOA