Itali, 23 Gusht NOA - Christian Vieri, në moshën 37-vjeçare, mund të kthehet në sportin e futbollit dhe mund të realizojë këtë sfidë të tij të re me klubin e Penarol, skuadra më e njohur në Uruguai.
Ndeshja e tij e fundit zyrtare daton më 1 shkurt të 2009 në ndeshjen Atalanta-Catania. Më pas ishin vetëm zëra të cilat flisnin për një transferim të tijin në skuadrat e Los Angeles Galaxy, Flamengo, Santos dhe Blackburn.
Tashmë më reale janë zërat që flasin për një transferim të Vierit në klubin e Penarol, i cili është një ndër më të mirët në kampionatin e Uruguait.
Megjithatë asnjë zyrtarizim ende nuk ka ardhur, por mund të themi se nga ana e lojtarit kjo sfidë pëlqehet dhe dëshira për ta realizuar ekziston.
r.b/NOA