English

Durrës, plagosi me dashje një shtetas, arrestohet 26 vjeçari

Durrës, 23 gusht, NOA – Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26 vjeçar që plagosi me armë zjarri një tjetër shtetas.

Burime nga kjo polici njoftuan se i arrestuari është Xhoni Tufa, i cili në orën 02.00 pas mesnate të datës 22 gusht, qëlloi për motive të dobëta 18 vjeçarin me iniciale K.K.

Ngjarja ndodhi pranë pistës Iliria në plazhin e Durrësit dhe pas një sherri për motive të dobëta, 26 vjeçari Xhoni Tufa nuk është përmbajtur dhe ka qëlluar në këmbë 18 vjeçarin, duke e plagosur me armë zjarri pistoletë të tipit Bereta.

Sipas policisë, 18 vjeçari me iniciale K.K, banues në lagjen 13 në qytetin e Durrësit ndodhet tashmë i shtruar në spitalin e qytetit jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 14 vjeçarit me iniciale E.A., i lindur e banues në lagjen 13 të qytetit, i cili dyshohet se pas ngjarjes në fjalë, fshehu armën e krimit, pistoletë, duke penguar kështu zbulimin e të vërtetës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krëhër fishekësh.

Materialet procedurale ndaj Xhoni Tufës për veprat penale të plagosjes së lehtë me dashje dhe armëmbajtjes pa leje për shtetasin në fjalë si dhe ndjekja për veprën penale të pengimit të zbulimit të së vertetes për 14 vjeçarin E.A. iu kaluan Prokurorisë së Durrësit.

mit/NOA
KOMENTE