Gjermani, 24 Gusht NOA - Dy të porsalindur, janë ndarë nga jeta dhe pesë të tjerë janë në gjendje mjaft të rëndë si rrjedhojë e një lëngu të kontaminuar nga baktere që e morën në poliklinikën e Magonza, në Gjermani.
Lajmi u bë i ditur nga vetë spitali gjerman. Dy fëmijëve të porsalindur, të cilët ndodheshin në një terapi intensive u është dhënë një solucion i lëngshëm, që me sa duket ka qenë shkaku që i çoi drejt vdekjes.
Kanë qenë rreth 9 fëmijë që konsuamuan pijen dhe pesë prej tyre janë aktualisht në gjendje tepër kritike.
Në lidhje me këtë çështje është ngritur një hetim dhe diçka e tillë është bërë e ditur nga drejtori i poliklinikës, Norbert Pfeiffer, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij prindërve të fëmijëve.
Doris Ahnen, ministrja e shkencave të Renania-Palatinato, rajon në të cilin Magonza është epiqendër, është shprehur tepër e shokuar duke kërkuar që të shpjegohen menjëherë arsyet e këtyre “evenimenteve tragjike”.
r.b/NOA