English

Fatura e Albtelecom tani edhe elektronike; me sms, e-mail dhe web

English Version Below

Tiranë, 23 Gusht 2010 NOA - Abonentët e ALBtelecom tashmë mund të informohen për faturën mujore më shpejt se kurrë. Me shërbimin e ri me tri mundësi zgjedhjeje, ALBtelecom njofton më shpejt për koston e telefonatave mujore përmes SMS-së, faqes së internetit, si dhe përmes adresës personale elektronike, E-mail.

Duke marrë shërbimin më të ri të ALBtelecom, nuk është nevoja të prisni faturën mujore të printuar për të mësuar shpenzimin mujor të telefonit fiks.

Megjithatë fatura e printuar do të vazhdojë të shpërndahet si më parë në adresat përkatëse të secilit abonent edhe në të ardhmen.

Ofrimi i shërbimit të faturës elektronike nga ana e ALBtelecom, është ideuar dhe realizuar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme për çdo abonent.

Duke telefonuar në numrin 123 nga Telefoni Fiks ose 04 22 00 123 nga Telefoni Celular, çdo abonent mund të kërkojë të njoftohet për faturën mujore duke zgjedhur shërbimin përmes SMS-së në numrin celular, E-mail si dhe përmes faqes zyrtare të ALBtelecom nëpërmjet kodit të personalizuar.

Procedurat e marrjes së shërbimit

ALBtelecom ka menduar për çdo detaj të ofrimit të shërbimit të faturës elektronike në të tri mënyrat e shërbimit. Ajo që nevojitet nga klienti është vetëm një telefonatë në numrin 123 nga Telefoni Fiks dhe 04 22 00 123 nga Tefelefoni Celular.

Pa shpenzuar shumë kohë, punonjësit e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit do t’i vijnë në ndihmë çdo abonenti duke e orientuar dhe plotësuar të dhënat e nevojshme për të marrë njërin, dy apo të tre shërbimet më të reja për faturën mujore.

Me plotësimin e të dhënave të sakta, me gjenerimin e faturës mujore ALBtelecom do të njoftojë çdo muaj çdo abonent që zgjedh këtë shërbim për totalin e shpenzuar në harkun kohor të një muaji.

Për të marrë njërin nga shërbimet apo të tre shërbimet njëherësh, abonenti plotëson të dhënat e sakta, të cilat përfshijnë numrin e celularit, adresën e postës personale elektronike ( E-mail ) etj.

Ndërkohë për të kontrolluar faturën e tij në faqen zyrtare të ALBtelecom, abonenti pas plotësimit të të dhënave në numrin 123, do të pajiset nga punonjësit e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit me PIN-in e aksesit.

Që në këtë moment, duke klikuar në faqen e ALBtelecom në kategorinë e shërbimit “Fatura Elektronike”, me plotësimin e numrit përkatës të telefonit dhe PIN-in e veçantë për numrin përkatës, abonenti njihet me faturën e përgjithshme dhe atë të detajuar mujore.

Shërbimi i faturës elektronike përmes SMS-së, E-mail-it dhe faqes së internetit, ofrohet dhe për të gjithë abonentët biznes.

Ndërkaq teknologjia e përdorur për të tri mënyrat e shërbimit të faturës së telefonit, ofron siguri maksimale për të dhënat e komunikimit të ofruara nga ju si dhe kodit PIN për akses në faqen zyrtare të internetit, i cili pas kontaktit do të mundësohet nga punonjësit e Shërbimit të Kujdesit ndaj Klientit në ALBtelecom.

e.r/NOA

English Version

KOMENTE