Beograd, 23 gusht – “Nuk do të ketë tërheqje të rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të KB dhe as ndryshim të tekstit të këtij dokumenti”, ka thënë për gazetën serbe “Vecernje Novosti”, nënkryetari i qeverisë serbe Bozhidar Gjeliç.
“Ky është vendim përfundimtar i krerëve të politikës serbe, sepse pa marrë parasysh zhvillimin e ngjarjeve, Beogradi nuk mund të humb shumë në luftën diplomatike për Kosovën”, ka thënë ai.
Gjeliqi ka theksuar se “Beogradi nuk mendon për ta tërhequr rezolutën”. Ai ka shtuar se “për ne, natyrisht marrëveshja me BE-në do të ishte përfundimi më i mirë, por nuk mund të pranojmë të ndryshojë kuptimi i vërtetë i dokumentit”.
Për këtë shkak do të kundërshtohet oferta e shefit të diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle, i cili të enjten vjen në Beograd, për të ofruar fshirjen e qëndrimeve në rezolutë në të cilat përmendet statusi i Kosovës.
NOA