Kinë, 23 gusht, NOA - Tashmë janë më shumë se 130 mijë persona që janë detyruar të shpërngulen nga Kina dhe Koreja e Veriut, si rrjedhojë e përmbytjeve.
Në provincën veri-perëndimore të Liaoning, në Kinë, në kufi me Korenë e Veriut, 4 persona janë ndarë nga jeta dhe rezultojnë 127 mijë të tjerë të zhdukur, që janë shpërngulur në kohët e fundit.
Në qytetin e Dandong janë 64 mijë, personat, që janë larguar nga banesat e tyre të përfshira në përmbytje.
Qendra e Meteorologjisë në Kinë ka bërë të ditur se priten shira të tjerë të rrëmbyeshëm, që do të godasin Kinën, në 24 orët e ardhshme.
Ndërkohë, në provincën e Yunnan, ndihma e shpejtë është ende në kërkim të 69 personave, që janë larguar si rrjedhojë e përmbytjeve të fundit.
r.b/NOA