Athinë, 23 gusht, NOA – Zjarret masive janë rikthyer frikshëm në Greqi. Gjatë dy ditëve të fundit zjarret në ishullin e Kretës dhe në zonën e Evias afër Athinë kanë shkaktuar djegien e mijëra hektarëve me pyje.
Ndërkohë që kanë shkaktuar dhe djegien e shumë banesave dhe shkatërrimin e pronave.
Mediat greke raportojë se një person ka humbur jetën nga tymi dhe flakët. Personi i vdekur është gjetur në zonën e Karystos, në Kretë.
Vdekja e tij, sipas mjekëve mendohet se ka ardhur nga asfiksia dhe problemet që ka pasur me frymëmarrjen.
Ndërkohë që autoritet greke kanë bërë thirrje për marrjen e masave nga ana e banorëve dhe kufizimin e lëvizjeve në parqet kombëtare dhe në zonat me pyje.
a.k/NOA