English

Iguana shëtiste në Romë, shpëtohet ekzemplari i rrallë afrikan nga forcat e pyjores

Romë, 23 gusht, NOA – Një ekzemplar i rrallë iguane ekzotike, apo si një lloj kameleoni, gati një metër e gjatë, që dukej të ishte larguar apo braktisur nga pronari i saj, dhe kishte dalë e po shëtiste në lagjen “Casal Palocco” të Romës u shpëtua nga forcat e ruajtjes së pyjeve të Italisë.

Ekzemplari i iguanës u pa ndërsa shëtiste rrugës nga një zonjë romane, mu pranë banesës së saj.

Zonja e shtangur nga pamja e rrallë që kishte para syve, ka vënë në dijeni rojet e mbrojtje civile të Romës, të cilët mbërritën menjëherë duke zënë iguanën.

Iguana, kjo kafshë ekzotike mbrohet rreptësisht nga ligjet amerikane që kujdesen për mbrojtjen e specieve të rralla që kërcënohen nga zhdukja si dhe mbikqyrin rreptësisht tregtimin e tyre të paligjshëm.

Sipas autoriteteve të mbrojtjes pyjore, Iguana do të transportohet në një qendër ku grumbullohen kafshë të shpëtuara në provincën e Rietit, ku parashikohet që iguanës t’i ofrojnë kushtet e nevojshme dhe t’i bëjnë trajtimin e duhur për jetën e saj.

Sipas të dhënave shtohet gjithnjë e më shumë numri i kafshëve të braktisura gjatë stinës së nxehtë.

Një vit më parë u shpëtuan në zonën Pineta të Castelfusanos dy gjarpërinj krotalë nga familja Viperidae që rriten në kontinentin amerikan, një kaiman u gjet në Modena, një breshkë-krokodil në Romë dhe një gjarpër i llojit piton u gjet në Toskana.

mit/NOA
KOMENTE