Filipine, 23, NOA - Autoritetet në Filipine kanë njoftuar se një polic i shkarkuar ka rrëmbyer autobusin me më se 20 udhëtarë në kryeqytetin Manila.
Shumica e udhëtarëve në autobus janë përshkruar si turistë nga Hong Kongu.
Rrëmbyesi kishte liruar 6 fëmijë dhe gra.
Policia tha se forcat e sigurisë po vazhdojnë rrethimin e autobusit, që është i parkuar afër një parku, ndërsa po vazhdojnë negociatat me ish policin, për të cilin zyrtarët thonë se besojnë se është i armatosur.
Për këtë person është thënë se ishte shkarkuar nga policia për akuza për krime.
NOA/RFE