Tiranë, 23 gusht, NOA – Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Gazmend Pula ka dhënë sot dorëheqjen duke u larguar nga post ii tij i diplomatit kosovar në Shqipëri.
Motivet e largimit të tij, sipas zotit Pula janë për arsye shëndetësore.
Dorëheqjen e ambasadorit Pula e ka pranuar edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Gazmend Pula mori postin e ambasadorit të Kosovës në Tiranë, në fund të vitit të shkuar.
I lindur në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë ai njihet si një intelektual dhe mbrojtës it ë drejtave të njeriut.
Gazmend Pula themeloi edhe Komitetin e Helsinkit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, dhe në krye të tij ka patur një aktivitet të ngjeshur politik dhe qytetar për të mbrojtur liritë e popullit të Kosovës.
Pikërisht për punën e tij të devotshme në mbrojtje të lirive ai është vlerësuar me çmimin për Demokraci dhe atë për Kontribut Qytetar nga Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vitin 1998.
Gazmend Pula është autor id y librave për inxhinierinë elektrike, degë në të cilën ai është laureuar.
Gazmend Pula i martuar dhe baba id y fëmijëve, mban titullin e Profesotit në Universitetin e Prishtinës.
mit/NOA