Berlin, 23 gusht, NOA - Kreu i opozitës gjermane dhe ish ministri i jashtëm, Frank Valter Shteinmajer, do t’i dhurojë veshkën bashkëshortes. Gjendja shëndetësore e gruas së ish shefit të diplomacisë gjermane është përkeqësuar gjatë javëve të fundit dhe ish ministri ka vendosur që të jetë ai dhuruesi.
Aktualisht Shteinmajer drejton grupin parlamentar të social-demokratëve.
“Gruaja ime ka dëmtime të avancuara në veshka. Ju do të më kuptoni se përse unë nuk do të jem aktiv për disa kohë në politikë”, ka thënë Shtaienmajer.
Gazeta “Bild” shkruan se ish ministri ka marrë pushimet për gjashtë javë. Kancelarja Merkel e ka uruar personalisht ish ministrin dhe bashkëshorten e tij për një shërim sa më të shpejtë.
a.k/NOA