Tiranë, 23 gusht 2010 NOA – Kryeministri Sali Berisha tha sonte se mënyra më fatkeqe për të luftuar korrupsionin është të përpiqesh ta bësh atë me deklarata politike pa baza dhe vlerësoi se pikërisht këtë gabim po bën opozita.
Berisha e bëri këtë vlerësim ndërsa u pyet në kalanë e Petrelës ku zhvilloi një konferencë për shtyp, se cili është komenti i tij, “lidhur me akuzat e opozitës për afera korruptive, ku është përmendur edhe deputetja Vokshi dhe kur opozita deklaroi se do të publikojë edhe të tjera?”.
Berisha fillimisht tha se midis deklaratës politike dhe faktit të provuar ndryshimi është ashtu siç është ai midis natës dhe ditës. “Ajo që dua të them në këtë debat është se një ligj për partnerët është i domosdoshëm. Bashkëjetesa është një fenomen shumë i përhapur në Europë dhe që po përhapet edhe në Shqipëri, një fenomen absolutisht i pandalshëm ky, që duhet respektuar. Ka probleme civile si fenomen, ka një farë rregullimi në ligj për fëmijët, por çështja e bashkëjetesës kërkon një rregullim ligjor tërësor”.
Në këtë kontekst, - vijoi kryeministri, - ajo që unë vlerësoj është dëshira e deputetëve, shpresoj të të gjithë spektrit, për të bërë ligjin, në të cilin të përfshihen edhe partnerët, duke marrë modele.
Sipas Berishës, një dallim midis personave që vënë kurorë dhe atyre nuk vënë ekziston, ndaj të përfshihet shkalla e angazhimit për partnerin, që mund të jetë burri apo gruaja që bashkëjeton dhe kjo jep i gjithë zgjidhjen lidhore çdo problemi.
“Unë mendoj se ky ligj mund të jetë i vonuar. Para se të bënin ligjin për pakicat e ndryshme dhe bëmë shumë mirë, ne duhet të kishim bërë edhe ligjin për bashkëjetuesit. Diçka për fëmijët është bërë në Kodin e Familjes, por që duhet të plotësohet me të gjitha aspektet. Ajo çka unë konstatoj është së shumica është e gatshme dhe shpresoj që edhe pakica ta pranojë. Debatet pastaj janë të mbyllura. Secili sheh pasurinë, origjinën e saj e me radhë”.
r.n/NOA