English

Masakrohen shqiptarët me thika në Itali, vdes një 42 vjeçar dhe një i plagosur

Milano, 23 gusht, NOA – Një masakër e vërtetë ka ndodhur ndaj dy shqiptarëve orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. Mediat italiane raportojnë se si pasojë e një sherri me thika ka humbur jetën një 42 vjeçar nga Shqipëria.

Ndërkohë, nga sherri, detajet e të cilit ende nuk janë bërë të ditura nga policia, ka mbetur i plagosur edhe një 22 vjeçar. Sipas dëshmitarëve therja me thika ka ardhur pas një sherri që ka nisur në një prej lagjeve të Milanos gjatë natës.

Sipas raportimeve të medias italiane, mendohet se të dy grupet e përfshira në sherr kanë qenë emigrantë. Theksohet se shqiptarët nuk kanë qenë emigrantë të jashtëligjshëm, por me dokumente të rregullta.

22 vjeçari, i cili ndodhet në spitalin “Niguarda” në Milano ka marrë plagë të rënda në trup dhe në këmbë.

Sipas policisë të dy viktimat janë masakruar me një numër të madh goditjesh me thikë.

a.k/NOA

KOMENTE