English

Vetëdjegia e të riut, policia: Përdorues droge, në çastin e incidentit ishte në depresion

Tiranë, 23 gusht, NOA – Pas hetimeve për incidentin e ndodhur pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Fakultetit të Gjyhëve të Huaja në kryeqytet, ku një 26 vjeçar kërkonte të vetëdigjej me benzinë, policia e Tiranës konkludoi se i riu në fjalë është përdorues i substancave narkotike dhe në momentet që ka ndërmarrë këtë akt, ka qenë në gjendje të rëndë depresive.

Sipas të dhënave sot rreth orës 11.00 në rrugën e Elbasanit në afërsi të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, një 26 vjeçar me iniciale B.A, lindur në Fier e banues në Tiranë, ka kërcënuar se do të vetëdigjej, duke përdorur një shishe plastike me lëndë djegëse, benzinë.

Në vendngjarje, pikërisht në këtë zonë të ruajtur nga policia, për shkak se ndodhet edhe selia diplomatike e SHBA-ve, kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 të Tiranës, të cilët morën masat e menjëhershme duke kapur dhe shoqëruar për në ambjentet e komisariatit, 26 vjeçarin.

Pas deklarimeve të marra dhe trajtimit mjekësor e psikologjik, të dhënë nga stafi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, shtetasi u dërgua për në banesën e tij.

Sipas informacioneve, i riu në gjendje depresive kërcënoi të vetëdigjej në rast se nuk do t’i shkonin gazetarët dhe t’i merrnin një deklaratë.

Materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të 26 vjeçarit, iu dërguan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të prishjes së rendit dhe të qetësisë publike.

mit/NOA
KOMENTE